Leonora Jakupi kujton babanë në përvjetorin e rënies dëshmor në luftën e fundit në Kosovë

Këngëtarja e njohur shqiptare, Leonora Jakupi, krahas karrierës komentohet shumë edhe për jetë private.

Ajo ndan me fansat e saj momente nga përditshmëria e saj, ndërsa sa për të ishte një ditë për të kujtuar të atin e saj të ndjerë.

Artistja e mirënjohur shqiptare, nëpërmjet llogarisë së saj në Instagram gjatë ditës së sotme (e diel) ka përkujtuar babanë e saj të nderë.

“25 vite pa ty babi”, ka shkruar Leonora në mbishkrimin e postimit.

Kujtojmë që babai i autores së “A vritet pafajësia” u vra në vitin 1998 dhe Leonora mban gjallë kujtimin për të duke e përkujtuar në forma të ndryshme.

Go to TOP