Rrusta për deklaratën e Sveçlës: Skandal i përmasave të papranueshme

Teutë Rrusta nga Partia Socialdemokrate ka thënë se lidhja e veteranëve me luftën hibride nga ana e Ministrit të Punëve të Brendshme, është skandal i masave të papranueshme.

Rrusta ka thënë se për këtë arsye protestës së sotme të veteranëve të UÇK-së, duhet t’i shtohet edhe thirrja për shkarkim.

“Polici në aksion. Në përpjekje dërmuese që ta policojë tregimin e fallsifikuar për kush kanë qenë e janë. Lidhja e veteranëve me luftën hibride, duke i ba pjesë të ingranazhit të Vuciqit është skandal i përmasave të papranueshme. Prandaj protestës sot duhet t’i shtohet thirrja për shkarkim”, ka shkruar ajo në Facebook.

Tutje, ajo ka shkruar se Sveçla po e flet frikën e pushtetit.

Krejt çka po i mungon këtij polici është me shpërnda protestën me shkop…normal që nuk mundet. Ai po e flet frikën e pushtetit”, ka shkruar Rrusta.

Go to TOP