Prokuroria interviston zëvendëskryeministrin Bislimi dhe ministrin Murati për përleshjet në Kuvend

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka intervistuar zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi dhe ministrin e Financave, Punëve dhe Transfereve, Hekuran Murati, pas përleshjes fizike në Parlamentin e Kosovës midis deputetëve të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) dhe ministrave të Qeverisë.

Siç ka raportuar Betimi për Drejtësi, duke cituar burime brenda prokurorisë, sipas tyre, hetimet janë ende në vijim dhe pritet që të intervistohen edhe persona të tjerë.

Gjatë ditës së djeshme, deputeti i PDK-së, Mergim Lushtaku, ka bërë të ditur në Facebook se ka marrë ftesë nga Prokuroria Themelore në Prishtinë si i dyshuar për “sulm”.

Prokuroria Themelore ka njoftuar se ka filluar hetime në lidhje me ngjarjen në Parlament dhe ka autorizuar Policinë të marrë të gjitha veprimet hetimore të nevojshme, duke përfshirë edhe marrjen e deklaratave nga palët e përfshira në këtë rast.

Go to TOP