Tërhiqen 25 për qind e zyrtarëve policorë nga objektet komunale në veri

Tërheqja e 25 përqind e zyrtarëve të Policisë së Kosovës nga objektet komunale në veri të Kosovës dhe zonave përreth tyre.

Lajmin e ka konfirmuar zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani.

“Pas pranimit të vendimit të Qeverisë nga ana e Menaxhmentit të Policisë, i njëjti është dërguar në teren për ekzekutim. Vendimi i Qeverisë së Kosovës ka filluar të implementohet dje dhe ka përfunduar sot”, ka deklaruar Elshani.

Një vendim i tillë vie pas dakordimit të arritur në Bratisllavë në mes emisarit Lajçak dhe zëvëndëskryeministrit, Besnik Bislimi. Në pikat e dakordimit përfshihej tërheqja e zyrtarëve policorë në masën prej 25 për qind nga objektet komunale në veri.

Ndryshe, situatat e tensuionuara kanë qenë evidente qysh nga fundi i majit të këtij viti, me zgjedhjen e kryetarve të rinj. Zgjedhja e tyre u kundërshtua dukshëm nga banorët serbë të cilët mbajtën protesta në vazhdimësi.

Go to TOP