Xhacka në Samitin e NATO-s kërkon siguri për Kosovën dhe Bosnje e Hercegovinën
Ministrja e Jashtme e Shqipërisë, Olta Xhaçka, ka kërkuar siguri për Ballkanin Perëndimor, me theks të veçantë për Kosovën dhe Bosnje e Hercegovinën.
Gjatë Samitit të NATO-s, të mbajtur në Vilnius të Lituanisë, Xhaçka ka thënë se me ministrat e Jashtëm të NATO-s ka theksuar rolin vendimtar të bashkëpunimit me BE-në në këtë drejtim.
“ Në Samitin e NATO-s në Vilnius:
Rikonfirmuam angazhimin tonë për të rritur më tej mbështetjen politike dhe praktike për Ukrainën
ndërsa ajo vazhdon të mbrojë pavarësinë, sovranitetin dhe integritetin territorial të saj.
Vendosëm të themelojmë Këshillin NATO-Ukrainë, një organ i ri i përbashkët ku Aleatët dhe Ukraina
do të ulen si anëtarë të barabartë për të çuar përpara dialogun politik, angazhimin, bashkëpunimin dhe aspiratat e Ukrainës për anëtarësim në NATO.
Me Ministrat e Jashtëm të NATO-s theksuam rolin vendimtar të bashkëpunimit mes Bashkimit Evropian dhe NATO për sigurinë dhe stabilitetin e Ballkanit Perëndimor, në veçanti për Kosovën
dhe Bosnje Hercegovinën.
Gjithashtu theksova mbështetjen e palëkundur të Shqipërisë
për partnerët tanë si Bosnja Hercegovina
, Gjeorgjia
dhe Moldavia
të prekur nga situata aktuale e sigurisë.
#WeAreNATO”, ka shkruar ajo në profilin e saj në Facebook.
