Ronela Hajati dhe Marsel vijnë me këngën e re “Shikimet”

Ashtu siç kishte paralajmëruar, Ronela Hajati, ka prezantuar së fundmi projektin e ri muzikor.

“Shikimet” mban titullin kënga e saj e radhës, të cilën e ka sjell në bashkëpunim me Marselin.

Projekti i dyshes së famshme është kompletuar mjaft mirë edhe nga ana vizuale.

Teksti është shkruar nga vet artistja bashkë me Edlir Begollin, gjersa ky i fundit u kujdes edhe për producimin.

Videoja ndërkohë i është besuar produksionit të njohur, FullMoon Production.

Këngëtarja shqiptare vlen të ceket se ka bërë një paraqitje të mrekullueshme në klip sa i përket anës fizike.

Këtë këngë tashmë të plotë mund ta gjeni në YouTube, në kanalin zyrtar të Hajatit. 

Go to TOP