Festivali “Erdh Lezeti” sivjet i hapur dhe me audiencë të larmishme
Po e shijojnë në maksimum muzikën, ani se tekstin nuk e kuptojnë.
Qytetarë e turistë të huaj, u argëtuan të dielën pasdite morën pjesë në hapjen e edicionit të 9-të të Festivalit ‘Erdh Lezeti’, që për herë të parë po mbahet i hapur në qendër të Prishtinës.
Kryeqyteti sipas pjesëmarrësve është me fat që ofron një mundësi të tillë.
Edhe pse koha e vranët, një ngjarje si kjo nuk iu ik prishtinasve pa e mbajtur kujtim, teksa kjo kënaqi edhe mërgimtarët. Vendorët, duan që koncerte të tilla me orkestër e instrumente të ketë vazhdimisht.
Për këtë siguron organizatori i festivalit që simbolizon ardhjen e Shëngjergjit, e ku programi qe i larmishëm. Organizimi që u mundësia nga Unioni Evropian, Komuna e Prishtinës e Birra Peja zgjat deri rreth orës 22 të së dielës.
