Xhaka s’dorëzohet për titull: Ende mund t’ia dalim

Arsenali ka shënuar fitore ndaj Chelseat me rezultat 3-1, në kuadër të xhiros së 34-të të Premier Leagues.

Pas ndeshjes është deklaruar Granit Xhaka, i cili asistoi dy nga tre golat. Xhaka tha se në ndeshjen ndaj Man Cityt nuk ishin në ditën e tyre më të mirë dhe kjo ndikoi te humbja.

Ai nuk e përjashton mundësinë që ende Arsenali do të luftojë për titull.

“Mendoj se 60 minutat e para ne ishim të mrekullueshëm dhe e merituam plotësisht të fitonim ndeshjen. Ne patëm një reagim të mirë pas ndeshjes me Cityn. Ne nuk patëm ditën tonë më të mirë kundër Man Cityt, por ne kemi besimin se mund t’ia dalim akoma”, u shpreh Xhaka për Sky Sport.

Arsenali është në vendin e parë në Premier League, me dy pikë më shumë se City, por që ka dy ndeshje më pak të zhvilluara.

Go to TOP