Rexhepi në takim me Ziv për forcimin e bashkëpunimit me shtetin e Izraelit
Prishtinë, 04.02.2023
Autor: Berzat Berzati
Në përputhje me dikasterin, por edhe me një agjendë mjaft aktive, të martën zëvendëskryeministrja Emillija Rexhepi priti në ndërtesën e Qeverisë së Republikës ambasadoren e shtetit të Izraelit Tami Ziv, transmeton Kosova.info.
Në takimin në përputhje me dikasterin e Rexepit me Ziv, u bisedua për disa fusha të mundshme të bashkëpunimit me Izraelin në fushën e arsimit, ekonomisë, shkencës dhe kulturës, thuhet në komunikatë.
Nga të cilat theks i veçantë vihet në mbështetjen e organizatave që punojnë me kategori veçanërisht të cenueshme të shoqërisë sonë si: personat me nevoja të veçanta, gratë, të rinjtë etj.
