Pas debateve me Luizin dhe Kiarën, Zhaklinës i thyhet xhami i makinës gjatë natës

Makina e opinionistes së Big Brother Vip Albania Zhaklina Lekatari është sulmuar gjatë natës.

Siç shihet dhe nga fotot e publikuara nga JOQ, Lekatari është shfaqur e prekur nga ajo që i ka ndodhur, ndërsa pranë saj qëndron një mikeshë që e ngushëllon.

Në vendngjarje kanë mbërritur dhe forca policie, ndërkohë që ende nuk ka një njoftim në lidhje me autorët.

Kjo ka ndodhur një ditë pasi sulmoi Luizin dhe Kiarën. Dyshohet se mund të kenë qenë fansat e banorëve të cilët i kanë thyer xhamat e makinës.

Go to TOP