Cakolli: Përfshirja e Kuvendit në çështje të drejtësisë, është e papranueshme
Kuvendi i Kosovës sot është duke mbajtur seancë të jashtëzakonshme pas arrestimit të kryeshefit të KEK-ut, Nagip Krasniqi gjatë javës së kaluar.
Diskutimet e shpeshta në Kuvendin e Kosovës për çështjet e drejtësisë, Eugen Cakolli nga Instituti i Drejtësisë, e ka cilësuar ndërhyrje flagrante në pavarësinë e gjyqësorit.
“Trendi i “përfshirjes” së vazhdueshme Kuvendit të Kosovës në çështje të drejtësisë, e sidomos në faza hetimore, është i papranueshëm. Shfrytëzimi i seancave për të diskutuar mbi procese gjyqësore që janë në zhvillim e sipër apo për të sulmuar akterët e drejtësisë janë ndërhyrje flagrante në pavarësinë e gjyqësorit”, ka shkruar Cakolli.
