9 persona rrihen keq në një bilardo në Drenas

Një rrahje e rëndë, masive ka ndodhur dje në rrugën “Ilaz Kodra” në Drenas.

Policia njofton se raportohet se pas një mosmarrëveshje në një biliardo, janë përfshirë në rrahje nëntë të dyshuar meshkuj kosovarë, gjashtë të mitur.
Si pasojë e përleshjes tre nga të dyshuarit kanë pësuar lëndime dhe u është ofruar tretman mjekësor.

Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të të cilit tre nga të dyshuarit janë arrestuar dhe dërguar në mbajtje për 24 orë.

Go to TOP