Arrestohet një burrë në Ferizaj, dyshohet se dhunoi një të mitur

Një burrë është arrestuar në Ferizaj nën dyshimin se ka kryer marrëdhënie seksuale me të miturën.

Sipas raporti 24 orësh të policisë rasti ka ndodhur më 22 nëntor dhe i dyshuari është dërguar në mbajtje.
“Ferizaj 22.11.2022 – 23:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se ka kryer marrëdhënie seksuale me të miturën, viktimën femër kosovare. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori me vendim të së cilit i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa viktima është dërguar IML për ekzaminim dhe është vendosur në strehimore. Rasti vazhdon të hetohet” thuhet në raport.

Go to TOP