81-vjeçarja në ‘trend’ me Kim Kardashian, modelon për revistën “Sports Illustrated”
Në moshën 81-vjeçare, Martha Stewart, duket se nuk e ka në plan të ndalet, madje disa mund të thonë se aventurat e saj në botën e showbizit vetëm sa kanë filluar.
Personaliteti i njohur televiziv është përzgjedhur si një prej modeleve të revistës “Sports Illustrated”, ballinën e së cilës zakonisht e hijeshojnë modele të tilla si, Kim Kardashian, Tyra Banks dhe Kate Upton.
Megjithëkëtë, vjetëve të fundit revista ka filluar të përfshijë edhe gra të cilat kanë bërë ndryshime në botë me karrierën e tyre në muzikë, film apo sport, dhe gra të cilat gëzojnë forma të ndryshme trupore dhe jo vetëm persona që duken sikur modele.
Në këtë mënyrë, Stewart bëhet modelja më e moshuar që e hijeshon kalendarin vjetor të revistës, duke pozuar me rroba banje.

Afaristja dhe ylli televiziv e postoi një mesazh në Instagram përmes si cilit deklaroi se shpreson që përfshirja e saj në ballinën e “Sports Illustrated” t’i frymëzojë njerëzit të provojnë gjëra të reja, pavarësisht se në cilën fazë të jetës janë.
Stewart themeloi kompaninë “Martha Stewart Living Omnimedia” në vitet ‘90 dhe u bë sinonim i gatimit, argëtimit dhe përgatitjes së gjërave në shtëpi. Ndër vite ajo publikoi libra gatimi, enë për kuzhinë, peshqirë dhe sende të tjera. Ajo ka drejtuar shfaqje të shumta televizive dhe vitet e fundit ka pasur një sërë projektesh të përbashkëta me reperin Snoop Dogg. Në vitin 2004, Steëart u dënua se kishte gënjyer qeverinë për një shitje aksionesh. Si pasojë i kaloi pesë muaj në burg.
Disa prej modeleve tjera që përfshihen në numrin e ardhshëm të revistës “Sports Illustrated” janë, Kim Petras, Megan Fox dhe Brooks Nader.

