57 vatra zjarri në gjithë vendin, më i rëndi në Shtime ku qytetarë kërkuan ndihmë mjekësore
Sipas të dhënave të pranuara nga Qendrat Operative Regjionale 112, gjatë ditës së sotme në nivel vendi janë regjistruar gjithsej 57 vatra zjarri. Prej tyre, 55 janë lokalizuar falë ndërhyrjes së Njësive Profesionale të Zjarrfikjes dhe Shpëtimit, ndërsa 2 vatra vazhdojnë të jenë aktive.
Me përmasa më të mëdha dhe rrezik më të lartë është evidentuar vatra e zjarrit në lagjen “Pajtimi” të Komunës së Shtimes, ku për shkak të tymit disa qytetarë janë detyruar të marrin trajtim mjekësor.
Agjencia apelon tek qytetarët që të shmangin çdo veprim që mund të shkaktojë zjarr, të denoncojnë pranë organeve ligjzbatuese çdo rast të zjarrvënies së qëllimshme dhe të raportojnë rastet emergjente në numrat 112, 193 dhe 192. /Kosova.info/
