54 qen endacakë të adoptuar për gjashtë muaj në Prishtinë
Ishin të parët të cilët qenve endacak i ofruan një shtëpi të re.
Njësoj si këta, vepruan edhe 52 qytetarë të tjerë.
Krejt kjo brenda gjashtë muajsh prej kur filloj adoptimi e qenve nga strehimorja në Prishtinë.
Ani pse pati më shumë të interesuar, një numër i konsiderueshëm i tyre, u tërhoqën gjatë procedurave.
