Policia gjeorgjiane shtyp protestat kundër ligjit për “agjentët e huaj”

Policia në Tbilisi hodhi gaz lotsjellës dhe topa uji ndaj protestuesve të mbledhur jashtë Parlamentit të Gjeorgjisë më 1 maj, pasi një projektligj i diskutueshëm për “agjentët e huaj” kaloi në leximin e tij të dytë.

Projektligji ka nxitur demonstrata, si dhe paralajmërime nga Brukseli se mund të rrezikojë shpresat e Gjeorgjisë në BE. /rel/

Policia gjeorgjiane përdori topa uji, gaz lotsjellës dhe shkopinj kundër demonstruesve në kryeqytetin e vendit, Tbilisi, më 1 maj, pasi parlamenti miratoi një ligj të diskutueshëm për "agjentët e huaj". Projektligji kishte nxitur protesta tash e disa javë. Brukseli ka paralajmëruar se projektligji mund të rrezikojë aspiratat e Gjeorgjisë për t'u bashkuar me Bashkimin Evropian.
Policia gjeorgjiane përdori topa uji, gaz lotsjellës dhe shkopinj kundër demonstruesve në kryeqytetin e vendit, Tbilisi, më 1 maj, pasi parlamenti miratoi një ligj të diskutueshëm për “agjentët e huaj”. Projektligji kishte nxitur protesta tash e disa javë. Brukseli ka paralajmëruar se projektligji mund të rrezikojë aspiratat e Gjeorgjisë për t’u bashkuar me Bashkimin Evropian.
Protestuesit ndihmojnë një të plagosur gjatë një tubimi në Tbilisi. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë të Gjeorgjisë, të paktën 11 persona, përfshirë gjashtë oficerë policie, janë trajtuar në spital pasi ishin plagosur.
Protestuesit ndihmojnë një të plagosur gjatë një tubimi në Tbilisi.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë të Gjeorgjisë, të paktën 11 persona, përfshirë gjashtë oficerë policie, janë trajtuar në spital pasi ishin plagosur.
Pamjet me dron të kapura nga Shërbimi Gjeorgjian i Radios Evropa e Lirë tregojnë masivitetin e protestave të fundit në Tbilisi gjatë natës, më 1 maj.
Pamjet me dron të kapura nga Shërbimi Gjeorgjian i Radios Evropa e Lirë tregojnë masivitetin e protestave të fundit në Tbilisi gjatë natës, më 1 maj.
Një protestuese e veshur me një flamur gjeorgjian bërtet përpara një kordoni policie. Protestat ishin vazhdimësi e tubimeve disajavore të udhëhequra nga partitë opozitare dhe grupet aktiviste kundër çuarjes para nga parlamenti të projektligjit të diskutueshëm, i cili u miratua në lexim të parë më 17 prill.  
Një protestuese e veshur me një flamur gjeorgjian bërtet përpara një kordoni policie.

Protestat ishin vazhdimësi e tubimeve disajavore të udhëhequra nga partitë opozitare dhe grupet aktiviste kundër çuarjes para nga parlamenti të projektligjit të diskutueshëm, i cili u miratua në lexim të parë më 17 prill.
 
Nëpërmjet një deklarate, Departamenti Amerikan i Shtetit dënoi dhunën e përdorur kundër protestuesve dhe votën e ligjvënësve, duke e quajtur atë "antiperëndimore".  
Nëpërmjet një deklarate, Departamenti Amerikan i Shtetit dënoi dhunën e përdorur kundër protestuesve dhe votën e ligjvënësve, duke e quajtur atë “antiperëndimore”.
 
Qeveria gjeorgjiane e kishte tërhequr projektligjin e paraqitur vitin e kaluar për shkak të protestave masive kundër propozimit. Ligji do t'u kërkonte organizatave me financim të huaj të regjistrojnë aktivitetet e tyre, t'u japin autoriteteve kompetenca të gjera mbikëqyrjeje dhe të lejojnë dënime penale për shkelje që ishin të paqarta.
Qeveria gjeorgjiane e kishte tërhequr projektligjin e paraqitur vitin e kaluar për shkak të protestave masive kundër propozimit. Ligji do t’u kërkonte organizatave me financim të huaj të regjistrojnë aktivitetet e tyre, t’u japin autoriteteve kompetenca të gjera mbikëqyrjeje dhe të lejojnë dënime penale për shkelje që ishin të paqarta.
Partia në pushtet, Ëndrra Gjeorgjiane, njoftoi për planet e saj për të rifutur projektligjin pasi një version i mëparshëm u hoq në vitin 2023. Në versionin e ri të projektligjit nuk është përfshirë shprehja "agjent i huaj".
Partia në pushtet, Ëndrra Gjeorgjiane, njoftoi për planet e saj për të rifutur projektligjin pasi një version i mëparshëm u hoq në vitin 2023. Në versionin e ri të projektligjit nuk është përfshirë shprehja “agjent i huaj”.
Një protestuese mbulon fytyrën me duar pasi ndaj turmës hidhen topa uji dhe gaz lotsjellës.
Një protestuese mbulon fytyrën me duar pasi ndaj turmës hidhen topa uji dhe gaz lotsjellës.
Një burrë i mbështjellë me një flamur të BE-së duke bartur një protestues të plagosur. Mbështetësit e projektligjit thonë se ai pasqyron legjislacionin e ngjashëm të SHBA-së dhe promovon transparencën. Ndërsa, kundërshtarët thonë se legjislacioni i propozuar do të mbyste mospajtimin dhe do të heshtte mediat e pavarura. Ata e kanë krahasuar atë me legjislacionin e ngjashëm në Rusi, prandaj shumë prej tyre e quajnë atë "ligji rus".
Një burrë i mbështjellë me një flamur të BE-së duke bartur një protestues të plagosur.

Mbështetësit e projektligjit thonë se ai pasqyron legjislacionin e ngjashëm të SHBA-së dhe promovon transparencën. Ndërsa, kundërshtarët thonë se legjislacioni i propozuar do të mbyste mospajtimin dhe do të heshtte mediat e pavarura. Ata e kanë krahasuar atë me legjislacionin e ngjashëm në Rusi, prandaj shumë prej tyre e quajnë atë “ligji rus”.
Leximi i fundit i projektligjit është planifikuar të debatohet më 17 maj. Presidentja e Gjeorgjisë, Salome Zurabishvili, deklaroi për mediat se ajo do të vendosë veto ndaj tij nëse miratohet në leximin përfundimtar. Megjithatë, ajo tha gjithashtu se partia në pushtet, Ëndrra Gjeorgjiane, ka mjaftueshëm ligjvënës për të anashkaluar vendimin e saj nëse e bën këtë.  
Leximi i fundit i projektligjit është planifikuar të debatohet më 17 maj. Presidentja e Gjeorgjisë, Salome Zurabishvili, deklaroi për mediat se ajo do të vendosë veto ndaj tij nëse miratohet në leximin përfundimtar. Megjithatë, ajo tha gjithashtu se partia në pushtet, Ëndrra Gjeorgjiane, ka mjaftueshëm ligjvënës për të anashkaluar vendimin e saj nëse e bën këtë.
Go to TOP