Glauk Konjufca: Ilaz Kodra, ndër figurat më emblematike të UÇK-së, pjesë e bërthamës themeluese të saj

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, në seancën solemne në nderim të heroit Ilaz Kodra, e ka përshkruar rolin e tij të jashtëzakonshëm në luftën për çlirim.

“Heroi Ilaz Kodra është ndër figurat më emblematike të UÇK-së e cila i përket bërthamës themeluese të kësaj ushtrime të lavdishme me në krye komandantin legjendar Adem Jashari”, është shprehur Konjufca.

“I frymëzuar nga fryma patriotike, Ilaz Kodra nuk kishte asnjë iluzion se Kosova mund të çlirohej pa luftën e armatosur, prandaj u bashkua me Adem Jasharin, Hamëz Jasharin, Zahir Pajazitin dhe të tjerë në njësitin e parë ushtarak që ishte bërthama e UÇK-së”.

Konjufca ka vazhduar se ky grup patriotësh i përkasin kronikës më të lavdishme të historisë së Kosovës.

“Nuk kishte betejë në Drenicë dhe rrethinë ku Ilaz Kodra nuk kishte marrë pjesë. Ne u falemi me nderim që dhanë jetën për çlirimin e Kosovës nga Serbia”.

Go to TOP