Miratohet Projektligji për ratifikimin e marrëveshjes për statusin e forcave të armatosura në mes Kosovës dhe Kuvajtit

Qeveria e Kosovës ka miratuar sot Projektligjin për ratifikimin e marrëveshjes për statusin e forcave të armatosura në mes Kosovës dhe Kuvajtit.

Zëvendësministri i Mbrojtjes, Shemsi Syla tha para kabinetit qeveritar se Kosova dhe Kuvajti kanë shprehur gatishmërinë dhe janë pajtuar për lidhjen e marrëveshjes për statusin e forcave, marrëveshje kjo e njohur si SOFA.

“Me vizionin dhe përkushtimin tonë që Forca e Sigurisë së Kosovës të jetë partner serioz dhe i besueshëm i ushtrive të vendeve mike kemi arritur të finalizojmë të gjitha procedurat e nevojshme dhe të bëjmë nënshkrimin e kësaj marrëveshjeje të rëndësishme”, tha ai.

Zëvendësministri tregoi se marrëveshja SOFA e rregullon statusin e ushtrive të vendeve partnere gjatë trajnimit, ushtrimeve e misioneve jashtë vendit dhe me këtë përcaktohet si do të trajtohen pjesëtarët e FSK-së gjatë kohës së qëndrimit të tyre në shtetin e Kuvajtit.

Go to TOP