3 vite më parë ndihmoi të fshihej në Shqipëri bosin turk të kriptovalutave, arrestohet sot Edevaldo Haxhiu
Me armë zjarri pistoletë me krehër e municion luftarak dhe kokainë në makinë është arrestuar sot nga policia e Tiranës Edevaldo Haxhiu, 39-vjeçari që ndihmoi që të fshihej bosin turk të kriptovalutave, Faruk Ozer.
Haxhiu, nuk bashkëpunoi me policinë për të treguar vendndodhjen e Faruk Fatih Özer, i cilësuar si “bosi i kriptomonedhës” turke.
I arratisur nga Turqia me 2 miliardë dollarë që ua vodhi punonjësve të kompanisë së tij, themeluesi i Thodex, Faruk Fatih Ozer u arrestua nga policia shqiptare në gusht të 2022.
