Bullgaria të hënën mund të votojë qeverinë e re

I emëruari për kryeministër në Bullgari, Kiril Petkov, njoftoi presidentin më 11 dhjetor se ka formuar koalicionin e gjerë, i cili është gati të merr detyrën qysh të hënën në mënyrë që t’i jepet fund krizës së gjatë politike në këtë shtet ballkanik.

Partia e Petkovit, e cila fitoi zgjedhjet e treta parlamentare më 14 nëntor, u pajtua qysh të premten që të formojë koalicion me socialistët, popullistët dhe partinë e qendrës së djathtë, Bullgaria Demokratike.

Marrëveshja njëkohësisht rritë mundësitë për përfundimin e reformave kundër korrupsionit në shtetin më të varfër të Bashkimit Evropian, një dekadë pas udhëheqjes së politikanit të qendrës së djathtë, Boyko Borrisov.

Petkov ia dorëzoi peridentit, Rumen Radev listën e tij me emrat e ministrave.

Koalicioni i propozuar bullgar ka 134 ulëse në Parlamentin prej 240 ulëseve, derisa pritet të votohet të hënën.

“Zero korrupsion do të jetë motoja e qeverisë sonë”, tha Petkov 41-vjeçar duke shtuar se qeveria do të bëjë ndryshime në institucione të cilat u dobësuan përgjatë udhëheqjes së Borrisovit.

Go to TOP