Rajoni

Raketat ruse arrijnë në Serbi, publikohen edhe fotografitë

Raketat anti-tank prodhim rus kanë arritur në Serbi, mësojnë mediat serbe.

Gazeta serbe ‘Politika’ ka publikuar fotografi të këtyre raketave.

Këto raketa janë sistem modern i armatimit kundër tanksve që do të forcojnë njësitë e ushtrisë serbe.

Këto raketa kanë ardhur dje në Serbi përmes aeroplanave transportues në aeroportin ushtarak në Batajnicë.

Arritjen e këtyre raktave e kishte paralajmëruar presidenti Aleksander Vuçiq pas takimit që kishte në Soçi në fund të nëntorit me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin.

Është e ashtuquajtura armë e lehtë kundërtank, që lëshohet nga një trekëmbësh portativ. Hedhësja dhe raketa barten dhe trajtohen nga dy ushtarë. Ekziston edhe mundësia e instalimit të sistemit në mjete të blinduara.

Shfaq më shumë
Back to top button
escort mersin - izmir escort