“Koha t’u përvishemi punëve” – Rama flet pasi u betua si kryetar i Prishtinës

Përparim Rama ka folur pasi u betua si kryetar i Prishtinës.

Ai me anë të një postimi në Facebook ka thënë se pranimi i detyrës dhe betimi ishte një ditë e veçantë për të.

“Zëri juaj, vullneti i mirë për të bërë ndryshime të mbara e afatgjata në Prishtinën tonë të zemrës nuk është më moto e fushatës, por zotim i imi dhe i ekipit tim”, ka shkruar ai.

Rama ka thënë se tash është koha që ai t’i përvishtet punëve.

Postimi i plotë:

Të dashur qytetarë të Prishtinës,

Pranimi i detyrës dhe betimi për të parin e Prishtinës ishte ditë e veçantë për mua dhe për të gjithë banorët e Prishtinës.

Zëri juaj, vullneti i mirë për të bërë ndryshime të mbara e afatgjata në Prishtinën tonë të zemrës nuk është më moto e fushatës, por zotim i imi dhe i ekipit tim.

Në këtë seancë inauguruese të Kuvendit Komunal të Prishtinës, dhashë betimin si Kryetar i Komunës, i zgjedhur nga ju, besim i cili më jep përgjegjësi të jashtëzakonshme, por edhe nderin më të madh e më të përgjegjshëm të jetës sime.

Tash është koha t’u përvishemi punëve!

Ju falemnderit të gjithëve për urimet e shumta që kam pranuar këto ditë.

Na priftë e mbara!


Go to TOP