Einxhel e penduar për puthjen me DJ Dagz: Nuk duhej të ndodhte, isha e pirë

Prezantuesja e njohur, Einxhel Shkira dhe DJ nga Kosova, Dagz, kanë shkëmbyer puthjen e tyre të parë romantike, gjersa të dy po ndanin shtratin bashkë.

Pas asaj nate, ajo diskutoi për puthjen me miken e saj brenda shtëpisë, modelen Beniada Nishani.

Të dyja patën një bisedë të gjatë me njëra-tjetrën ku dukej se moderatorja ishte mjaft e shqetësuar prej ngjarjes që ndodhi.

“Isha tapë, shumë e lodhur dhe e mërzitur. Nuk duhej të ndodhte, kishim rënë dakord që s’do e bënim kurrë”, u shpreh ajo.

“Nuk duhej fare të ndodhte. Bëhem shumë e dashur kur pi alkool dhe kjo nuk është fare gjë e mirë”, vazhdoi më tej Shkira.

(Foto: Screenshot/Big Brother VIP)

Einxhel nuk është e vetmja që po shijon një lidhje dashurie brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

Në BB VIP tanimë u krijuan disa çifte si Donaldi me Beatrix dhe DJ PM e modelja Sarah Berisha.

Go to TOP