20 kondicionerë donacion për ShFMU “Pavarësia” në Prishtinë
Shkolla Fillore e Mesme dhe e Ulët “Pavarësia” në Prishtinë ka përfituar një donacion të rëndësishëm prej 20 kondicionerëve, falë mbështetjes së kompanisë “GNTC GROUP” dhe “GNTC Fondi Humanitar”.
Ky kontribut vjen si vazhdim i bashkëpunimit të vazhdueshëm, pasi gjatë vitit të kaluar kjo shkollë ishte përkrahur me edhe 12 kondicionerë. Me donacionin e fundit, tashmë janë pajisur të gjitha klasat duke krijuar kushte më të mira për zhvillimin e procesit mësimor.
Përfaqësuesit e shkollës theksuan se përmirësimi i kushteve fizike ndikon drejtpërdrejt në cilësinë e mësimdhënies dhe mirëqenien e nxënësve dhe stafit.
Në shenjë falënderimi, stafi dhe nxënësit shprehën mirënjohje për kompaninë donatore duke e vlerësuar këtë akt si një shembull të mirë të bashkëpunimit ndërmjet sektorit privat dhe institucioneve arsimore.
Sipas tyre, investimet në arsim janë investime të drejtpërdrejta për një të ardhme më të mirë. /Kosova.info/
