Vuçiqi sikurse Putini, e quan agresionin ushtarak rus si ‘operacion në Ukrainë’
Se presidenti serb Aleksandar Vuçiq është i “kapur” nga regjimi i Kremlinit e tregon edhe biseda e tij telefonike me homologun rus, Vladimir Putin.
Në njoftimin lidhur me urimin që Vuçiq ka marr nga Putini pas rizgjedhjes si president, thuhet se ky i fundit e ka informuar për siç e ka quajtur “ngjarjet” në Ukrainë.
Po ashtu, presidenca serbe agresionit ushtarak rus në Ukrainë i është referuar si “operacion”.
Lidhur me këtë, ka reaguar analisti Jasmin Mujanoviq duke e quajtur këtë letër si miratim i terminologjisë propaganduese të Rusisë nga Serbia.
