Vjen goditja për Rusinë dhe nga kompania mëmë e Facebook

Meta Platforms, kompania mëmë e Facebook, Instagram dhe WhatsApp ka njoftuar se do të ndalojë mediat shtetërore ruse të shfaqin reklama ose të fitojnë para në platformat e saj kudo në botë.

‘Po i ndalojmë mediat shtetërore ruse të shfaqin reklama ose të fitojnë para në platformën tonë kudo në botë. Ne gjithashtu vazhdojmë të aplikojmë etiketa që identifikojnë produktin ose markën shtesë për mediat shtetërore ruse. Këto ndryshime kanë filluar tashmë dhe do të vazhdojnë edhe në fundjavë’ shkroi në Twitter kreu i politikës së sigurisë në Facebook’, Nathaniel Gleicher.

Image
Go to TOP