Video/ ‘Youtuberi’ i njohur anglez përlotet nga Dafina Zeqiri

“Teddygreyonstuff”, ‘youtuberi’ i njohur anglez është emocionuar nga kënga e Dafina Zeqirit “Duro”.

Ai publikon video me këngë të ndryshme në kanalin e tij në “YouTube”, ku reagon lidhur me realizimin e videoklipit, tekstin dhe zërin e këngëtarit.

‘Youtuberi’ anglez ka realizuar një video të tillë së fundmi, me këngën “Duro”, të Dafina Zeqirit.

Pasi dëgjoi këngën për herë të parë, reagimet e tij ishin të mbushura me emocione të mëdha.

Kënga e cila ka si tematikë shëndetin mendor, ka edhe përkthimin mbi videon në “YouTube”, që i ka ardhur atij në ndihmë për ta kuptuar më lehtë tekstin.

Reagimi i tij i plotë:

Go to TOP