Veliu pas njohjes së patentë shoferëve nga Gjermania: Njerëzit po nguten për t’i marrë meritat për diçka që s’i kanë

Ish-ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu ka thënë se njerëzit po nguten që të marrin merita që si kanë, pasi Gjermani mori vendim për njohjen e patentë shoferëve të Kosovës.

Ai tha se ky është një lajm i mirë për të gjithë ata që jetojnë dhe punojnë në Gjermani.

“Me të vërtetë është një lajmi mirë për gjithë qytetarët e Republikës së Kosovë e më shumë për ata që jetojnë dhe veprojnë në gjermani  Tek ne është diçka e njohur tashmë se njerëzit nguten kur ndodh diçka të marrin merita edhe kur nuk i kanë. Unë me të vërtet kam punuar shumë në këtë aspekt dhe nuk kam punuar shumë në mënyrë publike për arsye se është dashur që të kryhen shumë punë dhe veprime sa i takon këtij akti që ka ndodhur sot”, ka thënë ai .

Më tutje ai tha se sa ka qenë ministër ka punuar shumë që çështja e njohjes së patentë shoferëve të finalizohet.

“Dua ta falënderojë shumë edhe ambasadorin e Kosovës në Gjermani që ishte asokohe, z.Cufaj që ka organizuar disa takime të rëndësishme që i kanë kontribuar këtij akti që ka ndodhur sot. Unë kam bashkëpunuar ngushtë me homologët e mi dhe të gjithë ata që kanë qenë të kyçur në këtë proces dhe në përpikëri i kam respektuar marrëveshjet që i kemi bërë dhe sot jam shumë i lumtur që ka ndodhur akti i njohjes së patentë shoferëve nga pala gjermane”, deklaroi më tutje Veliu .

Ai tha se Gjermania ka dashur që procesi i marrjes së patentë shoferëve në Kosovë të shkojë ashtu sic duhet.

“Sigurisht ju e dini që proceset e marrjes së patentë shoferëve në Kosovë kanë qenë shumë të përfolura sepse është thënë dhe është menduar që ka forma abuzive të marrjes së patentë shoferëve dhe pala gjermane ka dashtë që ky proces në Kosovë të rrjedhë ashtu siç duhet”, ka thënë ai. 

Comments

Be the first to comment on this article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Go to TOP