Ukraina dhe Rusia shkëmbejnë trupat e kapur

Ukraina dhe Rusia kanë shkëmbyer ushtarët e kapur, tha zëvendësshefi i shtabit të presidentit ukrainas, raporton AFP.

Si rezultat i shkëmbimit, 86 ushtarë – përfshirë 15 gra – janë “tashmë të sigurtë”, tha Kirilo Tymoshenko në një video mesazh në Telegram.

Kremlini nuk është përgjigjur ende.

Nuk është ende e qartë nëse Rusia ka kthyer të njëjtin numër ushtarësh.


Go to TOP