Turqia do ta ndalojë kalimin e luftanijeve ruse nga Deti i Zi
Turqia do të ndalojë kalimin e luftanijeve ruse përmes Detit të Zi, ka thënë presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky.
Zelensky ka thënë se shteti i kishte premtuar mbështetje ushtarake dhe humanitare.
Turqia do të ndalojë luftanijet të kalojnë përmes ngushticave të Dardaneleve dhe Bosforit.
Të enjten, 13 ushtarë ukrainas u vranë në Detin e Zi pasi u bombarduan nga një anije dhe nga ajri.
Turqia ka dënuar agresionin e Rusisë kundër Ukrainës, megjithëse presidenti Recep Tayyip Erdogan ka thënë se të dy shtetet janë mike për të.
