Trajneri i Lille flet për formën e Edon Zhegrovës: Ai është mbresëlënës për cilësitë e tij, veçanërisht në driblimin…

Skuadra e Lille sonte do të përballet me Reims me fillim nga ora 19:00 në kuadër të xhiros së 33’të në ligën franceze.

Trajneri i Lille, Jocelyn Gourvennec gjatë konferencës për shtyp para ndeshjes ka folur edhe për paraqitjet e sulmuesit kosovar, Edon Zhegrova.

Jocelyn Gourvennec foli për formën që po kalon 23-vjeçari në Francë, duke thënë se është mbresëlënës dhe pikat e tij më të forta janë driblimi dhe mënyra se si e kontrollon topin.

Mbrojtja është një aspekt i lojës së tij që nuk është automatik. Ju duhet të pranoni pikat tuaja të forta dhe të dobëta. Ai është mbresëlënës për cilësitë e tij, veçanërisht në driblimin dhe kontrollin e topit. Ai është një lojtar i jashtëzakonshëm kështu që ne nuk shqetësohemi,” tha ai.

Ndër të tjera Gourvennec foli edhe për marrëdhënien në fushë mes Zhegrovës dhe mbrojtësit turk, Zeki Celik për të cilin thotë se është një lojtar kolektiv por që pret se mund të përmirësohet ende kombinimi mes tyre.

Marrëdhënia e Zhegrovës me Zekin nuk është problem, sepse Zeki Celik është një lojtar kolektiv, por marrëdhënia ende mund të përmirësohet. Është çështje automatizimi. Mendoj se Edoni do të ishte më i rehatshëm në një sistem sulmues, por unë përsëri mund ta lejojë atë të ecë përpara,” shtoi 50-vjeçari.

Go to TOP