“Thikë pas shpine Kosovës”/ Arianit Koci “kapet” me Nexhmedin Spahiun për bashkimin kombëtar, ja replikat e forta

Një postim i avokatit Arianit Koci, lidhur me bashkimin kombëtar, ka nxitur reagimin e analistit Nexhmedin Spahiu.

“A bëhemi 1000 persona deri më orën 24.00, që e dëshirojmë bashkimin me Shqipërinë? Zemra e ka vlerën e 2 like!”, ka shkruar avokati në llogarinë e tij në Facebook.

Atij i ka reaguar analisti Spahiu, i cili këtë propozim, e ka quajtur “ngulje thikë pas shpine të Kosovës”, pasi një gjë e tillë, sipas tij, nuk do të ndodhë.

“Edhe 1.000.000 me u ba se kjo gjë nuk do të ndodhë. E vetmja gjë që mund të bëhet me këto propozime e këto llajke është ngulje thikë pas shpine shtetit të Kosovës. Por, shteti i Kosovës i mbijeton këto sulme edhe në 500 vitet e ardhme”, ishte replika e Spahiut, ndaj Kocit.

Por, avokati nuk është ndaluar, duke ia përmendur Spahiut rastin e Gjermanisë.

“Shumë gabim je. Kush ka humb në rastin e Gjermanisë? Apo ajo është diçka tjetër – sipas teje”, ka pyetur ai.

E analisti politik është kundërpërgjigjur, duke thënë se po të ndodhte rasti i Kosovës dhe Shqipërisë si ai i Gjermanisë, ato “do të shpenzonin energji duke luftuar njëra-tjetrën”.

“Në rastin e Gjermanisë, Gjermania Perëndimore thjeshtë e ka gëlltitur Gjermaninë Lindore. Këtu as Shqipëria nuk e gëlltite dot Kosovën e as Kosova Shqipërinë. Thjeshtë nëse kjo ndodhë, po shyqyr nuk ndodhë, dy Shqipëritë do të shpenzonin energji duke luftuar njëra-tjetrën”, ka komentuar Nexhmedin Spahiu.Replikat mes Kocit dhe Spahiut, në Facebook

Go to TOP