Talenti i ri Liri ka dy lajme, takon menaxherin më të mirë dhe gati projekti i ri
Ka shumë talent dhe stil që tregon se e ardhmja e tij do të jetë e shkëlqyer. Po flasim për artistin e ri Liri ku na tregon në rrjetin e tij social dy lajme të mira.
Lajmi i parë është se ai ka takuar menaxherin e suksesshëm Ilir Balija ku do të menaxhojë edhe këngëtarin.
Vetë Liri ka njoftuar se: Epokë e re- Menaxheri i ri” duke shkruar dhe postuar një foto me menaxherin e Dhurata Dora dhe Labinot Tahiri.
Po ashtu lajmi tjetër është se ai ka gati projektin e ri muzikor që pritet të publikohet nesër me klip me titull “Def”.
Ne jemi gati për ta pritur Lirin tashmë ashtu siç duhet në tregun shqiptar!. /Kosova.info/
