Sveçla thotë se reagimi për aksionin në Brezovicë ishte kundër Petkoviqit: Nuk e prisja që Prokuroria të bëhet palë

Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, ka thënë në emisionin dPt te Fidani në T7 se reagimi i tij për aksionin në Brezovicë ishte kundër Petar Petkoviqit, drejtor i së ashtuquajturës “Zyrë për Kosovën” në Serbi. Ai shton se nuk ka pritur që Prokuroria e Kosovës të bëhet palë në këtë debat.

Sveçla thotë se si MPB kanë përgjegjësi që të kërkojnë më shumë ndaj institucioneve prej të cilave i monitoron.

“Shikoni, edhe këto shkelje të vazhdueshme të ligjit që kanë ndodhur në Brezovicë dhe si tash të gjitha institucionet kanë lirinë të veprojnë për sundim të ligjit. I gjithë ai degradim që ak ndodhur dhe ajo pasuri që është shkelur nuk ka ndodhur për një vit. Ka ndodhur për shumë vite. Ka pasur iniciativa edhe më herët të veprohet por ka pasur edhe thirrje që të ndalen”, thotë ai.

“Sa i përket thirrjeve janë plotësisht të paarsyeshme. Si ministri jemi të thirrur të kërkojmë llogari nga institucionet për të cilat japim përgjegjësi dhe t’i mbështesim”, shtoi ai.

Tutje ai përgjigjet për deklaratën e Zyrës së Prokurorit të Shtetit që kërkoi mospërfshirjen e politikës në aksionet e Policisë.  

“Nuk ishte i habitshëm reagimi i Petvokiqit. Shefi i të ashtuquajtrës zyre për Kosovë. Kanë sunduar mbi qytetarë serbë në Kosovë nëpërmjet rrjete kriminale. Sa herë ka një aksion kundër rrjeteve të krimeve ka reagime nga ata. Unë e pash të nevojshme që t’i reagojë. Nuk besoja se Prokuroria do të bëhej palë”, thotë ai.  

“A ka ndonjëherë informatë se kam penguar aksionet. Nuk bëhet fjalë. Ka kritika nga qytetarët se si nuk po punojmë mjaftueshëm në raport me publikun. Do të kërkojmë nga të gjitha agjencitë që na përgjigjen ne më shumë. Kjo është përgjigja ndaj kësaj”, përfundoi ai.

Go to TOP