Sorensen takon ambasadorin e Kosovës dhe ambasadorin e Serbisë në ShBA
Emisari i BE-së për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Peter Sorensen ka takuar në Washington ambasadorin e Kosovës, Ilir Dugolli dhe ambasadorin serb, Dragan Sutanovaq.
Sorensen këtë takim e bëri pas vizitës së tij të parë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës që pas marrjes së detyrës si emisar i dialogut, transmeton KosovaPress.
Ambasadorja e BE-së në Washington, Jovita Neliushine njoftoi për këtë takim në rrjetin social “X”.
“Kënaqësi të mirëpresim @EUSR_Dialogue Sørensen gjatë vizitës së tij të parë në SHBA në këtë rol. Krahas ambasadorëve nga Ballkani Perëndimor, siguria, stabiliteti dhe zgjerimi ishin në axhendë. Uniteti është çelësi për të ecur përpara”, ka shkruar Neliushine.
