Sinan Hoxha feston ditëlindjen e djalit, Beniada e ftuar speciale

Gjatë ditës së djeshme Sinan Hoxha dhe Andrra Destani kanë festuar ditëlindjen e djalit të tyre Ayan.

Këngëtari shqiptar dhe bashkëshortja e tij kanë organizuar një festë të madhe.

E në festën e tyre të ftuar ishin shumë personazhe të showbizit shqiptar.

Në mesin e videove të postuara shihet edhe ish banorja e “BBV”, Beniada Nishani.

Edhe vetë ish banorja ka publikuar foto e video me ta.

Rikujtojmë se Beniada rikthehu hitin e Sinan Hoxhës “Parfumi”, i cili kishte shumë vite që nuk dëgjohej e tani më kërkohet sërish në clube.

Go to TOP