Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Austin: Kina po kryen një aktivitet ushtarak destabilizues pran Tajvanit

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin deklaroi se Kina po kryen një aktivitet ushtarak “provokues dhe destabilizues” pranë Tajvanit.

“Ne e shohim Pekinin duke marrë një qëndrim gjithnjë e më agresiv”, tha Lloyd në Singapor gjatë forumit të sigurisë Shangri-Dialogue, raporton cnn.

Ai tha se “mund të shihet një rritje e vazhdueshme e aktiviteteve ushtarake provokuese dhe destabilizuese pranë Tajvanit”.

Kina njoftoi të premten se nuk do të hezitonte të fillonte një luftë nëse Tajvani shpall pavarësinë.

“Nëse dikush guxon të ndajë Tajvanin nga Kina, ushtria kineze nuk do të hezitojë për asnjë moment që të fillojë një luftë, pavarësisht nga kostoja”, tha ministri kinez i Mbrojtjes, Wei Fenghe gjatë një takimi me Austinin.

Tajvani u shkëput nga Kina gjatë luftës civile të vitit 1949 dhe Pekini po kërcënon të përdorë forcën për të aneksuar ishullin.

Në paketën e fundit të armëve, të vlerësuara në 120 milionë dollarë, Shtetet e Bashkuara njoftuan të mërkurën se po shesin pjesë për anijet e Marinës Tajvaneze. 

Go to TOP