Policia demanton Listën Serbe për rastin e sulmit të serbit në Skenderaj

Policia e Kosovës me qëllim, informimin e drejt të opinionit publik lidhur me disa shkrime të publikuara sot me (17.01.2022) në disa portale të ndryshme, të cilat i referohen deklarimeve të Listës Serbe se është sulmuar personi M.K, në fshatin Runik të Skenderajt dhe sipas tyre ky sulm është anti -serb, reagon ndaj këtyre shkrimeve të pavërteta dhe sqaron me sa vijon:

Rasti është raportuar me datë 16.01.2022 në fshatin Runik të Skenderajt dhe nuk ka fare ndërlidhje me çështje ndëretnike apo siç është pretenduar si anti-serbe, por ka të bëjë me veprën e iniciuar “Sulm”, ku sipas viktimës M.K, mashkull kosovar serb, gjatë komunikimit me të dyshuarin mashkull kosovar B.S, kishte ardhur deri te fjalosja ndërmjet tyre si pretekst pasi viktima kishte dyshuar se i dyshuari në fjalë ia kishte dëmtuar (prerë) pyllin e tij në pronë private.

Vlen të potencohet se Policia e Kosovës pas raportimit të rastit, menjëherë ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme operativo hetimore, duke arrestuar personin e dyshuar si dhe duke intervistuar një dëshmitar të rastit dhe pas kompletimit rasti është proceduar në procedurë të rregullt.

Prandaj konsiderojmë se opinioni publik duhet të informohet drejt dhe korrekt dhe në asnjë rast të vetëm nuk duhet dezinformuar si në rastin konkret, ku këtë e dëshmon edhe komunikata në vijim e publikuar me datë 16.01.2022 nga drejtoria rajonale kompetente.

Go to TOP