Numri i madh i të infektuarve me COVID në shkolla, MAShTI apelon për vaksinim të të gjithë fëmijëve mbi moshën 12-vjeçare

Zëvendësministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI), Edona Maloku – Bërdyna sot në një konferencë për media ka bërë me dije se mbi 1,400 mësimdhënës dhe mbi 6 mijë nxënës janë të infektuar me COVID-19 në gjithë Kosovën.

Zëvendësministrja Maloku-Bërdyna në konferencëm për media ka bërë thirrje për respektim të masave në shkolla dhe për vaksinim të fëmijëve mbi moshën 12 vjeçare.

“Nga 23 mijë e 90 mësimdhënës, me COVID-19 janë 1,489 mësimdhënës. Nga 298 mijë nxënës, janë mbi 6 mijë të infektuar me COVID-19. Me skenarin rikthimi me prani fizike janë 672 shkolla, shtatë shkolla me skenarin A, me skenarin B janë pesë shkolla, ndërsa në skenarin C janë 90 shkolla”, tha ajo.

Zëvendësministrja e MASHTI-t ka bërë thirrje për respektim të masave në shkolla dhe për vaksinim të fëmijëve mbi moshën 12 vjeçare.

Ndryshe, Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon se në total numri i rasteve aktive me coronavirus është 28,751.

Të enjten janë shënuar 6 raste të vdekjes nga COVID-19 dhe 3,917 raste të reja pozitive. 

Go to TOP