Jerusalemi nën dëborë

Reshjet e rralla të dëborës mbuluan Jerusalemin, disa nga pjesët veriore të Izraelit dhe zonat kodrinore të Bregut Perëndimor gjatë natës të së enjtes, 27 janar, duke mbyllur rrugët dhe shkollat.

Trafiku ishte dukshëm më i ulët se zakonisht, policia mbylli disa autostrada kryesore që çonin në Jerusalem dhe trafiku i autobusëve brenda qytetit u pezullua. Para se të mbërrinte në Jerusalem, një stuhi dimri goditi rajonin e Mesdheut, nga Greqia përmes Turqisë deri në Siri.


Fëmijët duke bërë një dordolec me borë para Kupolës së Shkëmbit, që ndodhet në qytetin e vjetër të Jerusalemit, në një kompleks të njohur për myslimanët si Shenjtorja Fisnike, kurse për hebrenjtë si Mali i Tempullit. 27 janar 2022.
1Fëmijët duke bërë një dordolec me borë para Kupolës së Shkëmbit, që ndodhet në qytetin e vjetër të Jerusalemit, në një kompleks të njohur për myslimanët si Shenjtorja Fisnike, kurse për hebrenjtë si Mali i Tempullit. 27 janar 2022.
Dëbora mbuloi Kupolën e Shkëmbit të Xhamisë Al-Aqsa. 
2Dëbora mbuloi Kupolën e Shkëmbit të Xhamisë Al-Aqsa. 
Besimtarëve iu desh të ecnin nëpër dëborën, që kishte arritur disa centimetra, për të shkuar në vendet e shenjta në qytetin e vjetër të rrethuar me mure të Jerusalemit.
3Besimtarëve iu desh të ecnin nëpër dëborën, që kishte arritur disa centimetra, për të shkuar në vendet e shenjta në qytetin e vjetër të rrethuar me mure të Jerusalemit.
Një hebre ultra-ortodoks mban libër lutjesh në Murin Perëndimor, në një mëngjes me dëborë në qytetin e vjetër të Jerusalemit.  
4Një hebre ultra-ortodoks mban libër lutjesh në Murin Perëndimor, në një mëngjes me dëborë në qytetin e vjetër të Jerusalemit.
 
Pamje e Jerusalemit pas një stuhie bore nga Mali i Ullinjve.
5Pamje e Jerusalemit pas një stuhie bore nga Mali i Ullinjve.
Një pamje në mëngjes e Kupolës së Shkëmbit përmes një porte në formë gjysmëharku në qytetin e vjetër të Jerusalemit, në kompleksin që për myslimanët njihet si Shenjtorja Fisnike dhe për hebrenjtë si Mali i Tempullit.  
6Një pamje në mëngjes e Kupolës së Shkëmbit përmes një porte në formë gjysmëharku në qytetin e vjetër të Jerusalemit, në kompleksin që për myslimanët njihet si Shenjtorja Fisnike dhe për hebrenjtë si Mali i Tempullit.

 
Një burrë duke ecur pranë Kupolës së Shkëmbit, që ndodhet në qytetin e vjetër të Jerusalemit gjatë një mëngjesi me borë.
7Një burrë duke ecur pranë Kupolës së Shkëmbit, që ndodhet në qytetin e vjetër të Jerusalemit gjatë një mëngjesi me borë.
Një pamje nga lart e Kupolës së Shkëmbit mbuluar me dëborë.
8Një pamje nga lart e Kupolës së Shkëmbit mbuluar me dëborë.
Gjatë gjithë natës, 210 automjete për pastrimin e dëborës kanë punuar për t'i pastruar rrugët e qytetit, tha kryetari i bashkisë së Jerusalemit, Moshe Lyon, për radion e Ushtrisë izraelite. Dëbora që ka rënë gjatë natës ka arritur lartësinë deri në 20 centimetra, raportojnë mediat izraelite.  
9Gjatë gjithë natës, 210 automjete për pastrimin e dëborës kanë punuar për t’i pastruar rrugët e qytetit, tha kryetari i bashkisë së Jerusalemit, Moshe Lyon, për radion e Ushtrisë izraelite. Dëbora që ka rënë gjatë natës ka arritur lartësinë deri në 20 centimetra, raportojnë mediat izraelite.

 
Flamingot në Kopshtin Zoologjik Biblik të Jerusalemit pas reshjeve të borës.
10Flamingot në Kopshtin Zoologjik Biblik të Jerusalemit pas reshjeve të borës.
Go to TOP