Musliu: Kuvendi e ka obligim ta zhbëjë Gjykatën Speciale

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Ganimete Musliu ka kërkuar zhbërjen e Gjykatës Speciale.

Musliu që ka votuar kundër themelimit të kësaj Gjykate, tha sot në emisionin Frontal se parlamenti e ka obligim ta defunksioanlizoj këtë institucion të drejtësisë.

“Unë mendoj që Kuvendi e ka obligim, ky është qëndrimi personal, ta zhbëjë Gjykatën Speciale, pse e mendoj këtë; aq më tepër kur vendimet atje merren në emër të popullit”, ka thënë Musliu.

Deputetja e PDK’së, ka thanë se është online 24 orë për të votuar pro zhbërjes së Gjykatës kurdo që I kërkohet.

“Prandaj jo sot por 24 orë janë online, por kurdo që merr iniciativë unë jam aty për ta zhbërë Gjykatën speciale. Kuvendi e ka themelu Gjykatën speciale dhe e ka përgjegjësi”, tha Musliu.

Go to TOP