Muharremi: LVV program elektoral pa vizion, zgjedhje me “duar në xhepa”?

Analisti Shenoll Muharremi ka reaguar ashpër ndaj dokumentit të sapo publikuar të LVV-së për zgjedhjet e 9 shkurtit duke e cilësuar si “programin më të dobët” të këtyre zgjedhjeve.

Sipas tij, zotimet dhe planet e prezantuara nuk kanë lidhje me realitetin dhe as nuk adresojnë sfidat kryesore të Kosovës.

Ai vë në dyshim nëse kandidatët për deputetë janë konsultuar apo kanë kontribuar në hartimin e programit, ndërsa e quan “një fajll elektronik pa vizion”, që nuk përmban objektiva konkrete.

Muharremi akuzon LVV-në se ose nuk dëshiron të qeverisë më, ose ka hyrë në zgjedhje “me duar në xhepa” duke u treguar arrogante dhe e shkëputur nga realiteti. /Kosova.info/

Go to TOP