“Mashkull pa shtyllë kurrizore”, Anaidi i del në krah Beatrixës pas ndarjes së saj nga Donaldi

Fituesi i “Big Brother Albania” të sezonit të 6-të, Anaid Kaloti, kohëve të fundit ka qenë mjaft aktiv në rrjete sociale me komentet e tij për banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

Anaidi ka qenë një ndër personat publik që nuk e ka mbështetur lidhjen e Donaldit me Beatrixën, pasi ai me datën 9 janar, ditëlindja e ish të dashurës së aktorit, Bora Zemanit, tre parashuta kaluan mbi shtëpinë e “Big Brother Albania VIP”.

Në parashutën e parë ishte një fotografi e “Spider-man” duke u puthur me MJ, në tjetrën shkruhej: “Bota është e jotja Donald demi, jepi gaz”, ndërsa te tjera specifikohej data 9 janar dhe ishte e shkruar: “Dashuria nuk duhet të jetë kurrë një sekret”.

Në të tre rastet Anaida me ish-banorin, Kledi Hysën kanë treguar mbështetjen për Donaldin.

Por, gjatë ditës së djeshme ai ka publikuar një postim në rrjetin social “Instagram” ku ka shkruar:

“Më vjen mirë që Beatrix nuk ngjan me disa nga ju! Në Shqipëri gjen pafund meshkuj pa shtyllë kurrizore, që gjithmonë shënjestrojnë një femër dhe i vënë gishtin në plagë që t’i tregojnë shokëve çfarë ngjyre ka gjaku”, u shpreh Anaidi, i cili duket se tashmë është komplet kundër Donaldit.

Kujtojmë se Donaldi dhe Beatrix, nuk janë parë më bashkë pas daljes nga shtëpia. Kjo e fundit postoi një Instastory me mbishkrimin “Histori e gënjeshtërt”, duke nënkuptuar se tashmë nuk ka më asnjë marrëdhënie me Donaldin, madje e hoqi edhe nga lista e ndjekësve në rrjetin social “Instagram”.

Go to TOP