Kim Kardashian e gjuajti telefonin në oqean gjatë pushimeve me të dashurin në Karaibe, për të mos qenë e shqetësuar nga njerëzit

Ajo shijoi një pushim ekzotik me të dashurin Pete Davidson në ishujt Bahamas muajin e kaluar.

Dhe Kim Kardashian padyshim dukej se u zhyt në lirinë e shumëdëshiruar gjatë pushimeve, pasi vendosi të ndërpresë komunikimin me çdo person tjetër përveç të dashurit të saj, shkruan DailyMail.

41-vjeçarja zbuloi së një intervistë së fundit se ajo dhe grupi me të cilin ishte në Karaibe – përfshirë 28-vjeçarin Davidson – i hodhën celularët e tyre në oqean në mënyrë që të mos kishin kontakt me botën jashtë.

Ajo shpjegoi në intervistën e fundit me Vogue: “Isha në Bahamas dhe njerëzit me të cilët isha thanë: ‘Ne jemi me pushime. Nuk kemi qenë në pushime për një kohë të gjatë’”.

“Dhe më pas ata hodhën telefonat e tyre në oqean. Unë thashë: ‘Çfarë? Çfarë? Çfarë? A më lejohet ta bëj këtë?’”, tha Kim.

Pas kësaj, Kim ndryshoi numrin e saj për të lehtësuar fajin që ndjeu për mos-përgjigjjen në kohën e duhur ndaj miqve dhe familjes kur ata e telefonuan në kohën kur celulari i saj ndodhej në det.

Megjithatë, kjo mund të shpjegojë pse ish-bashkëshorti i saj Kanye West nuk e kishte numrin e saj të telefonit disa javë më parë kur po përpiqej të zbulonte vendndodhjen e ditëlindjes së katërt të vajzës së tij, Chicagos – e cila jeton me të ëmën.

West, 44 vjeç, pretendoi se nuk ishte ftuar në festën e ditëlindjes së Chicagos muajin e kaluar dhe nisi një mision për të gjetur adresën, të cilën e mori nga i dashuri i Kyle Jennerit, Travis Scott.

Dukej se Kardashian ndryshoi numrin e saj të telefonit si pasojë e shqetësimeve të vazhdueshme nga ish-burri i saj.

Reperi West kishte bërë një lutje që familja e tij të kthehej së bashku vetëm disa ditë pas një debati të ashpër virtual me ish-gruan e tij, Kimin, në rrjetet sociale.

44-vjeçari publikoi në Instagram një galeri fotografish të Kimit dhe fëmijëve, duke shkruar në mbishkrimin e saj: “Zot të lutem bëje bashkë familjen tonë”.

Kjo vjen vetëm disa ditë pasi ish-çifti u grindën në Instagram për faktin se vajza e tyre tetëvjeçare North ka një llogari në TikTok, e cila është hapu pa lejen e Kanyet.

Kim është përpjekur prej muajsh të shpërbëjë statusin e saj të martuar në beqare, por refuzimi i reperit për ta nënshkruar atë është arsyeja që procesi i divorcit ka rënë në një pengesë.

Një burim i tha tabloidit E! News: “Kim është ende duke u përpjekur që statusi ‘e martuar’ të shpërbëhet në ‘beqare’ përpara se të finalizojnë divorcin, por Kanye ende nuk e ka nënshkruar”.

Në dhjetor, TMZ raportoi se Kim dorëzoi dokumentet ligjore, të cilat do ta bëjnë atë ligjërisht një grua beqare nëse nënshkruhet nga një gjykatës.

Ndoshta gjëja më interesante është se Kim dëshiron që emri i saj i vajzërisë të rikthehet, që do të thotë të heqë dorë nga mbiemri West, pavarësisht nga bizneset e saj si “KKW Beauty”, të cilat kanë emrin e inicialeve të mbiemrit të saj të martuar, Kim Kardashian West.

Divorci në thelb kërkon që gjyqtari të ndajë çështjet e kujdestarisë së fëmijëve, pronës dhe implikimeve financiare nga statusi aktual martesor.

Për rastin, Kim ka angazhuar avokaten e famshme Laura Wasser, e cila ka punuar me shumë çështje ligjore të profilit të lartë.

Go to TOP