Këto janë zhvillimet e fundit që lidhen me Ukrainën

Lufta në Ukrainë po vazhdon. Forcat ruse vazhdojnë përpjekjet për pushtimin e Kievit dhe thyerjen e forcave ushtarake ukrainase.

Më poshtë do të rikapitulohen në formë të shkurtër zhvillimet më të reja që lidhen me situatën në Ukrainë.

SHBA-ja sot ka deklaruar që Rusia tashmë ka rrethuar shumë qytete në Ukrainë dhe ka dëmtuar infrastukturën kyçe. Në njërin prej këtyre qyteteve, Mariupol, Kryqi i Kuq ka paralajmëruar se furnizimet janë duke harxhuar.

Në anën tjetër, Rusia ka thënë se do të hap korridoret humanitare mes Ukrainës dhe Rusisë, ndërkohë që negociatat për paqe mes dy shteteve që u zhvilluan sot në Turqi kanë bërë progres të vogël.

Si rrjedhojë, presidenti francez Emmanuel Macron ka thënë se ai sheh pak gjasa që këto negociata ta sjellin armëpushimin e shumëkërkuar.

Qeveritë amerikane dhe britanike kanë shprehur edhe një herë shqetësimin që Rusia mund t’i përdor në Ukrainë armët kimike apo biologjike.

Ndërkohë që e vazhdon luftën, Rusia ka nisur t’i ndjejë pasojat ekonomike si pasojë sanksioneve të vendosura nga shtetet perëndimore. Ekspertët kanë parashikuar që ekonomia ruse do të tkurret për 15%.

Go to TOP