KESCO: Vetëm 22 për qind e konsumatorëve do të preken nga tarifat e reja të rrymës

Kompania Kosovare për Furnizim me Energji Elektrike (KESCO) njofton se ka pranuar vendimin e Zyrës së Rregullatorit të Energjisë (ZRrE) për tarifat e reja të energjisë.

Sipas KESCO, këto tarifa hyjnë në fuqi nga data 9 shkurt deri me 31 mars të vitit të ardhshëm.

“Për konsumin deri në 800kWh nuk ka rritje. Pra, kjo vlen për të gjithë konsumatorët dhe të gjithë do të vazhdojnë të paguajnë njëjtë për 800kWh e parë. Bllok tarifa që fillon nga shpenzimi mbi 800kWh e tutje do të afektojë rreth 22 për qind të konsumatorëve. Pra, për 78 për qind të konsumatorëve nuk do të ketë fare rritje. Por, konsumatorët duhet të kenë kujdes pas kalimit të pragut ku është vendosur bllok tarifa. Kjo, pasi kilovatët e shpenzuar nga 801 e tutje kanë çmim të ndryshuar, që nxit kursimin e energjisë elektrike”, thuhet në njoftim.

Po ashtu, KESCO thotë se është duke punuar në përditësimin e tarifave në aplikacionin e-KESCO, prandaj disa të dhëna nuk mund të shfaqen për momentin.

Ndryshe, Bordi i ZRrE-së në mbledhjen e saj të fundit ka miratuar tarifat e reja të energjisë elektrike për të gjithë ata që harxhojnë më shumë se 800kWh.

Sipas ZRrE-së, të gjithë konsumatorët që shpenzojmë më shumë se kjo bllok tarifë do të paguajnë me dy çmime të reja. 

Go to TOP