Ulet tarifa për depozitim të monedhave metalike

Banka Qendrore e Kosovës njofton se ka rishikuar tarifat që i aplikon ndaj bankave për transaksionet e ndërsjella monetare.

Sipas BQK-së është marr vendim që të ulet çmimorja për depozitimin e monedhave metalike.

“Është zvogëluar tarifa për depozitimin e monedhave metalike të denominuara në euro në BQK nga 5 për qind në 3.75 për qind. Ky ndryshim do të jetë efektiv nga data 1 mars 2022”, njofton BQK-ja.

BQK thotë se tarifa e ndryshuar do të ndikojë në ngritjen e qasjes në shërbimet e bankave vendore me para të gatshme.

Në fund, BQK thotë se furnizimi me monedhat metalike të denominuara në euro, që nga viti 2015, tarifa e aplikueshme për bankat vendore për tërheqje është falas.

Go to TOP