Këngëtares Albërie Hadërgjonaj ia hakojnë Instagramin me mijëra ndjekës
Këngëtares shqiptare, Albërie Hadërgjonaj, duket se ia kanë hakuar një rrjet social mjaft të rëndësishëm, në të cilin ka ndarë me fansat informacione të ndryshme.
Siç tashmë është parë, Instagrami i artistes së mirënjohur është hakuar ndërsa numëronte afro 200 mijë ndjekës.
Personi që ia ka rrëmbyer rrjetin e popullarizuar ka fshirë të gjitha fotografitë e 46-vjeçares, duke lënë vetëm një emër ‘Alejo Canova’.
Lidhur me këtë deri më tani nuk është bërë ende një sqarim nga krijuesja e hitit “Asnjëherë”.
Ajo këtë kohë po vazhdon të jetë më e angazhuar si sipërmarrëse ndonëse nuk ka lënë anash as muzikën.
Në vitin që lamë pas solli disa prurje të reja që u mirëpritën dhe morën reagime të shumta pozitive.
Në mesin e tyre ishte edhe ‘potpuri 2022’ në bashkëpunim me Burakun që mblodhi mbi dy milionë klikime.
Comments