“Jo, Blerim, jo!”/ Bislimi i LDK-së i reagon ashpër Blerim Latifit, pasi tha se me Rugovën do të përfundonim në autonomi

Ish deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Faton Bislimi ka reaguar ndaj deklaratave të profesorit universitar Blerim Latifi, i cili tha se nëse nuk do të shpërthente lufta e UÇK-së, do të përfundonim në autonomi, të cilën nuk do ta refuzonte Presidenti Rugova.

Z.Hyseni (Skender) tha se e kemi refuzuar më 1995 autonominë. Unë po të garantoj se nëse nuk kish shpërthyer lufta e UÇK-së na kishim përfunduar me një autonomi sa për që Rugova kish refuzuar”, tha Latifi në një debat televiziv me Skender Hysenin e LDK-së.

I menjëhershëm ishte reagimi i ish deputetit Faton Bislimi. Ai potencoi se pa Rugovën, çështja e Kosovës nuk do të kishte arritë të njihej siç duhej e të përkrahej sa duhej nga kryeqendrat e botës demokratike, e veçanërisht nga Uashingtoni!

Jo, Blerim, jo!

Lufta e popullit shqiptar të Kosovës për liri është sakrificë që nuk personalizohet! Roli i UÇK-së nuk mund të ndahet nga kjo sakrificë, po aq sa s’mund të ndahet as udhëtimi plot vuajtje i këtij populli për liri e për pavarësi nga lidershipi dhe vizioni i Ibrahim Rugovës!

Pa Rugovën, çështja e Kosovës nuk do të kishte arritë të njihej siç duhej e të përkrahej sa duhej nga kryeqendrat e botës demokratike, e veçanërisht nga Ëashingtoni! Pa këtë njohje e përkrahje paraprake, lufta jonë do kishte përfunduar ndryshe — kjo dihet botërisht”, shkroi Bislimi në Facebook.

Ai potencoi se mohimi i Rugovës e rolit të tij në periudhën më delikate të shpërbërjes së Jugosllavisë e rënjes së komunizmit dhe nënës së kësaj ideologjie famëkeqe (sidomos për shqiptarët) – Bashkimit Sovjetik – është mohim i rrënjëve të lirisë e pavarësisë së Republikës sonë.

“Por, mirë që historia jonë nuk shkruhet e as mësohet nga studiot televizive ku secili mund të përdhosë lirinë e shprehjes! Republika jonë në themelet e veta mbanë vizionin e Rugovës, gjakun e bijave e bijëve më të mira të kombit që simbolizohen nga figura e pashoq e Adem Jasharit, dhe sakrificën e vuajtjen e pashembulltë të popullit tonë. E, ndërtimi tutje i kësaj Republike do vazhdojë bashkë me ata që na ndihmuan me ia vendosë themelet, me ata që qysh më 1986 bënin rezoluta kongresionale për shqiptarët e Kosovës!”, përfundoi Bislimi.

Go to TOP